SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj Kinës dhe dhjetëra vendeve të tjera, të cilat i akuzon se po dëmtojnë kompanitë amerikane përmes subvencioneve dhe mbështetjes shtetërore për prodhimin industrial.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të gazetës The Wall Street Journal, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, pritet të prezantojë gjatë kësaj jave rezultatet e një hetimi disa mujor mbi subvencionet industriale në Kinë, Bashkimin Evropian dhe 14 vende të tjera. Megjithatë, afati i shpalljes së masave mund të ndryshojë.

Greer ka argumentuar se subvencionet dhe format e tjera të mbështetjes nga qeveritë kanë krijuar mbikapacitete industriale në këto ekonomi. Sipas tij, kjo u mundëson kompanive të huaja të furnizojnë tregjet globale me produkte me çmime më të ulëta, duke vënë në vështirësi prodhuesit amerikanë.

Kina dhe dhjetëra ekonomi të tjera në shënjestër

Masat e reja pritet të përfshijnë shumicën e produkteve të eksportuara nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, disa kategori të produkteve industriale, përfshirë çelikun, aluminin dhe automobilat, mund të përjashtohen nga tarifat e reja, pasi ato tashmë i nënshtrohen detyrimeve doganore të vendosura në bazë të një legjislacioni të veçantë për sigurinë kombëtare.

Nivelet përfundimtare të tarifave ende nuk janë bërë të ditura. Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se synojnë të rikthejnë norma të ngjashme me ato të vendosura nga Trump në vitin 2025, përpara se Gjykata Supreme të rrëzonte paketën fillestare të tarifave në shkurt të vitit 2026.

Ndërkohë, vendet që kanë arritur marrëveshje tregtare me administratën Trump pritet të përballen me tarifa që pasqyrojnë kushtet e negociuara më herët.

Për Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Korenë e Jugut, tarifat e përgjithshme mund të jenë në nivelin 15 për qind ose më të ulëta, ndërsa vende si Vietnami dhe India mund të përballen me norma më të larta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ahmeti për PDK-në: Është e padrejtë ndaj Thaçit e Veselit të pritet që ata ta mundin Kurtin

Ahmeti për PDK-në: Është e padrejtë ndaj Thaçit e Veselit të pritet që ata ta mundin Kurtin

Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë

Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi