Opinionistja Anita Shabani është shprehur se ka mungesë të veprimeve konkrete lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Shabani tha se institucionet e vendit është dashur të ndërmarrin hapa konkretë me kohë, në mënyrë që të shfrytëzoheshin të gjitha mundësitë ligjore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
“Z. Kurti dhe kjo qeverisje nuk kanë bërë asgjë konkrete në lidhje me diplomacinë apo në lidhje me këtë ligj, apo ndonjë hap konkret që ka të bëjë me krerët e UÇK-së që janë gjykuar në Hagë. Në vazhdimësi, sepse ne e kemi pasur edhe rastin e z.Cali, që është dënuar, dhe nuk kemi pasur një reagim të mjaftueshëm as nga qeveria, por as nga partitë opozitare”, deklaroi Shabani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Shabani u ndal edhe te reagimi i Bashkimit Evropian ndaj ndryshimit të ligjit, duke thënë se Kosova duhet ta shprehë qëndrimin e saj institucional, pavarësisht rezervave që ka për reagimin e qeverisë.
“Sa i përket reagimit të Bashkimit Evropian, nëse për ta është e papranueshme ndryshimi i ligjit, atëherë edhe Kosova do ta ketë qëndrimin e vet karshi kësaj. Edhe pse i kemi rezervat tona që kjo qeverisje mund të bëjë një reagim të tillë, sepse edhe pwr neve është e papranueshme për ne që krerët e UÇK-së të dënohen më shumë se agresori, më shumë se ata që kanë kryer gjenocid këtu”, u shpreh ajo./Klankosova.tv




