Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë një prej arritjeve më të mëdha në karrierën e tij, shifrës prej 1000 golash individualë.

Ylli portugez ka gjetur sërish rrugën drejt golit në ndeshjen e Al-Nassr ndaj PFC Neftchit, duke shënuar në minutën e 42-të.
Me këtë gol, Ronaldo ka mbetur edhe 19 gola larg shifrës historike që synon ta arrijë gjatë karrierës së tij.
Ndërkohë, Al-Nassr po avancon me rezultat 2-0 ndaj skuadrës kundërshtare, në një ndeshje ku vëmendja është përqendruar edhe te vazhdimi i garës së CR7 drejt rekordit personal.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ronaldo shënon sërish, i afrohet edhe më shumë shifrës historike prej 1000 golash appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




