​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK nuk kanë realizuar transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes aktuale, ndërsa ka siguruar se Qeveria do të marrë masa për të parandaluar rritjen e kostove të furnizimit me energji elektrike.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli ka thënë se institucionet janë duke përcjellë vazhdimisht situatën dhe janë në komunikim me akterët relevantë, me qëllim që masat e ndërmarra të mos ndikojnë në rritjen e kostove për qytetarët.

Ajo ka theksuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur konsumatorët, në rast se kostot e furnizimit vazhdojnë të rriten.

“Ndërmarrjet tona publike KOSTT dhe KEK nuk kanë pasur transkasione me kompani serbe përgjatë qeverisjes tonë…Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe jo vetëm tani, por, përgjatë muajve të fundit kemi përcjellë situatën dhe kemi qenë në komunikim me të gjithë akterwt relevantë. Po bëjmë përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten dhe këto i kemi bërë në mënyra të ndryshme e po e bëjmë edhe me vendimet e sotit dhe me ato në vijim. Do të marrim gjitha masat që në njërën kostot të mos rriten dhe anën tjetër nëse kostot vazhdojnë të mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje me çdo krizë në të kaluarën, pandemia e kriza energjetike, e inflacionit të shkaktuara nga luftërat, nga zhvillimet gjeopolitike në vendet tjera, do të jemi në krye të detyrës dhe do të përballemi së bashku edhe më këtë krizë”, nënvizoi Rizvanoll.

Duke folur për zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet me origjinë nga Serbia, ministrja ka thënë se përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e tij e kanë institucionet përkatëse, përkatësisht Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe KOSTT-i.

Sipas saj, ndalesa nënkupton se brenda territorit të Kosovës nuk mund të tregtohet energji elektrike me kompani që kanë kompani amë në Serbi, janë degë të kompanive serbe apo kanë aksionarë dhe lidhje me shtetin serb.

“Për sa i takon zbatimit të vendimeve, janë institucionet përkatëse, ZRRE-ja dhe KOSTT-i, të cilat i monitorojnë dhe përmes së cilave duhet të bëhet zbatimi. Kjo do të thotë që brenda territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të tregtohet me kompani që e kanë kompaninë amë në Serbi, ose që janë degë të një kompanie serbe, qoftë nëse janë kompani që kanë aksionarë që janë të shtetit serb ose kanë lidhje me shtetin serb…Sic e përmenda më herët, ne në tetor të vitit 2025 kemi marrë konfirmimin për këtë shkelje, zyrtarisht shkelje të ligjit nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë. Sipas atij vendimi, Serbia ka pasur deri me 1 korrik kohë për ta zbatuar atë obligim. Kjo nuk ka ndodhur, megjithatë ne kemi bërë edhe një përpjekje të fundit, siç e thashë, përmes Bashkimit Evropian që para dimrit t’i lirojmë linjat, që të mundësohet tregtimi përmes këtyre linjave. Duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, po e bëjmë tani”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që kompanitë kosovare të kenë pasur transaksione me ndërmarrje serbe, Rizvanolli ka thënë se nuk kanë informacione për raste të tilla.

Ajo ka përmendur si përjashtim furnizuesin që operon në komunat veriore, i themeluar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë, i cili, sipas saj, furnizohet me energji nga Serbia.

Ministrja ka bërë të ditur se ky furnizues nuk do të preket nga masat në fazën aktuale, për shkak të bazës së tij në një marrëveshje ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të masave në të ardhmen, nëse Serbia nuk i zbaton obligimet e saj.

“Nuk kemi pasur asnjë informatë që ndonjë kompani e Kosovës po tregton me kompaninë serbe. Një përjashtim është këtu, furnizuesi që furnizon në komunat veriore, që është themeluar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, i cili sipas informatave tona merr energji nga Serbia dhe në këtë fazë, për shkak se bazohet në një marrëveshje ndërkombëtare, ne nuk do të ndërhyjmë aty. Mirëpo, siç e tha edhe kryeministri, nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen masa të përshkallëzohet dhe të prekë edhe atë kompani dhe të rishqyrtojmë në tërësi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energjinë, nëse Serbia nuk e zbaton në anën e saj”, ka deklaruar Rizvanolli. /Kp/

Lexo edhe

Lojërat Mesdhetare, Rama: Takimi në Athinë u anulua, Albin Kurti të japë llogari për këtë skandal

Lojërat Mesdhetare, Rama: Takimi në Athinë u anulua, Albin Kurti të japë llogari për këtë skandal

Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me njoftim

Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me njoftim

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe