Rikthehet Superliga e basketbollit, kampioni kundër nënkampionit

Rikthehet Superliga e basketbollit, kampioni kundër nënkampionit

Rikthehet Superliga e basketbollit, kampioni kundër nënkampionit

Takimet e së shtunës do të nisin nga ora 17:00, kur Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën. Dy skuadrat synojnë fitore në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.

Nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, në një tjetër përballje interesante, ku prishtinasit shihen favoritë.

Sponsor 3M Express

Të dielën, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 17:00. Dueli ndërmjet dy skuadrave që përfaqësojnë basketbollin kosovar edhe në arenën evropiane pritet të jetë një nga sfidat më interesante të kësaj jave.

Kjo sfidë është interesante pasi përballen kampioni dhe nënkampioni. Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finalen e Kupës dhe Superkupës. Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan titullin dhe Kupën, kurse prizrenasit triumfuan në Superkupë.

Java e dhjetë do të përmbyllet me takimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që fillon nga ora 19:30. Edhe kjo përballje premton rivalitet dhe luftë për fitore.

Orari

E shtunë

17:00 | Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:30 | Rahoveci 029 – Bora

E diel

17:00 | Trepça – Bashkimi

19:30 | Vëllaznimi – Peja

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shearer zbulon çfarë i duhet Pochettinos te United

Shearer zbulon çfarë i duhet Pochettinos te United

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

Aliu: Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj, kërkohet mbështetje për kompensimin e të prekurve

Aliu: Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj, kërkohet mbështetje për kompensimin e të prekurve