Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Sivassporin për shkak të pagave të papaguara

Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Sivassporin për shkak të pagave të papaguara

Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Sivassporin për shkak të pagave të papaguara

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me klubin turk Sivasspor, duke bërë të ditur se vendimi erdhi pas mospërmbushjes së detyrimeve financiare dhe premtimeve nga ana e klubit.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate të publikuar në profilin e tij në Instagram, Manaj ka shpjeguar arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke theksuar se për një kohë të gjatë kishte pritur që situata të zgjidhej.

Futbollisti shqiptar bëri të ditur se ishte bashkuar me Sivassporin me synimin për ta ndihmuar skuadrën të rikthehej në Superligën turke dhe për të qenë pjesë e një projekti ambicioz. Megjithatë, sipas tij, kushtet e nevojshme për realizimin e këtij objektivi nuk u krijuan.

Manaj theksoi se gjatë muajve të fundit i kishte dhënë klubit disa mundësi për të përmbushur detyrimet, madje në disa raste i kishte caktuar zyrtarisht afat prej 15 ditësh për të zgjidhur çështjen.

Pavarësisht pritjes, sipas sulmuesit, pagesat nuk u kryen dhe premtimet nuk u mbajtën, duke e bërë të pashmangshëm vendimin për ndërprerjen e kontratës.

Ndonëse largohet nga klubi, Manaj ka shprehur mirënjohje të veçantë për tifozët e Sivassporit, duke vlerësuar mbështetjen dhe dashurinë që, sipas tij, ia kanë treguar që nga dita e parë.

Në fund të deklaratës, ai ka theksuar se, pavarësisht ndarjes së rrugëve, Sivasspori do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry

Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry

Modriç mungon ndaj Olympiacosit, Jashari pritet ta zëvendësojë

Modriç mungon ndaj Olympiacosit, Jashari pritet ta zëvendësojë