Opinionisti Resul Sinani ka kritikuar banorët e Big Brother VIP Kosova 5 gjatë Prime-it, pas një situate të krijuar mes tyre dhe Arlindës.

Gjatë spektaklit, Arlinda u drejtoi fjalë të ndryshme disa prej banorëve, por ajo që ra në sy ishte mungesa e reagimit nga ana e tyre.
Kjo situatë nxiti reagimin e opinionistit Resuli, i cili ‘i qortoi’ banorët për qëndrimin e tyre, duke theksuar se nuk duhet të presin që opinionistët të ndërhyjnë apo t’i mbrojnë në çdo situatë.
“REAGONI! Nëse prisni që ne opinionistët ju mbrojmë, e keni gabim”, ishte mesazhi i Resulit për banorët.





