Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin.

Sipas njoftimit, të kalueshme janë edhe të gjitha rrugët që shpijnë drejt pikave të kalimeve kufitare, ndërsa nuk raportohet për prani të mjegullës apo rrëshqitje të dheut.
Megjithatë, disa akse rrugore janë të mbuluara me borë, por pa ngrica. Bëhet fjalë për rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, përkundër kushteve atmosferike, qarkullimi në të gjitha këto rrugë po zhvillohet pa pengesa të raportuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




