Real Madridi identifikon yllin anglez si pasardhësin ideal të Kroosit

Real Madridi identifikon yllin anglez si pasardhësin ideal të Kroosit
Real Madridi po e monitoron nga afër mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, dhe tashmë ka dërguar skautë për ta vëzhguar nga afër 23-vjeçarin, raporton Alex Crook i talkSPORT. Scott konsiderohet një prej talenteve më premtues në mesfushë në Ligën Premier dhe së fundmi bëri debutimin me kombëtaren e Anglisë në ndeshjen ndaj Çekisë në Ligën […]

Real Madridi po e monitoron nga afër mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, dhe tashmë ka dërguar skautë për ta vëzhguar nga afër 23-vjeçarin, raporton Alex Crook i talkSPORT.

Scott konsiderohet një prej talenteve më premtues në mesfushë në Ligën Premier dhe së fundmi bëri debutimin me kombëtaren e Anglisë në ndeshjen ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.

Ai më pas la përshtypje të shkëlqyer në fitoren 7-0 ndaj Kroacisë. 23-vjeçari shpërtheu sezonin e kaluar, duke tërhequr interesimin e Chelseat.

“Blutë” kishin bërë një ofertë për të, por Bournemouthi e refuzoi atë, ndërsa klubi londinez nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta transferuar.

Tani, në garë mund të përfshihet edhe Real Madridi, i cili prej kohësh është në kërkim të një mesfushori me profil të ngjashëm me Toni Kroos dhe Luka Modric.

Scott spikat për aftësinë për të dalë nga presioni, për të avancuar me topin dhe për të kontrolluar ritmin e lojës.

Për më tepër, ai është i qëndrueshëm edhe në aspektin defensiv, duke ofruar një profil të kompletuar në mesfushë.

Madridi mund ta shohë 23-vjeçarin si një investim për të ardhmen dhe si një lojtar që gradualisht mund të marrë një rol të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

Lexo edhe

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?