Rama pret ministrin e Jashtëm të Izraelit

Rama pret ministrin e Jashtëm të Izraelit

Rama pret ministrin e Jashtëm të Izraelit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili po kryen një vizitë zyrtare në Tiranë.

Përveç takimit me kreun e qeverisë, diplomati i lartë izraelit u prit nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe zhvilloi homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë në shoqërinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, sfidat e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.”, shkruajti Sa’ar në rrjetin social X.

Vlerësimi i Izraelit për qëndrimet e Shqipërisë

Përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social X, ministri Sa’ar shprehu mirënjohjen e Tel Avivit për pozicionimin e qartë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket luftës kundër antisemitizmit dhe aktit të terrorizmit.

Kreu i diplomacisë izraelite vuri në dukje udhëheqjen e kryeministrit shqiptar dhe kontributin e tij në ruajtjen e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy kombeve.

“Kryeministri Rama e ka udhëhequr vazhdimisht Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më të vlerësuar në botë sot. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare.”, thekson Sa’ar në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar në X

Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. Kryeministri Rama e ka udhëhequr me vazhdimësi Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar e më të vlerësuar sot në botë. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, është një mik i palëkundur i Izraelit, i cili ka qëndruar pranë nesh në kohë sfiduese. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Kjo ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të vërtetë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj