Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të tryezës së gurtë , të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën qëndrojnë letra me mbishkrimin “Dialog”.

Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë, studentët kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.

Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

Rama ka deklaruar më herët se qeveria është e gatshme të shqyrtojë propozimet dhe shqetësimet e studentëve, por deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për nisjen e dialogut. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë | Momenti