Dy të rinjtë nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre.

Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do t’u japin lamtumirën e fundit.
Sipas njoftimit, varrimi i Leart Morinës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit të Berhan Zekës do të mbahet në të njëjtat varreza, në orën 15:00.
Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim të thellë familjet e tyre dhe gjithë komunitetin në Rahovec.
Të dy të rinjtë do të prehen në vendlindjen e tyre, ku sot do t’u jepet lamtumira e fundit.
Burimi: Insajderi





