Prishtina rrit tarifat e parkimit, në zonën e parë një orë kushton 1.40 euro

Prishtina rrit tarifat e parkimit, në zonën e parë një orë kushton 1.40 euro

Prishtina rrit tarifat e parkimit, në zonën e parë një orë kushton 1.40 euro

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve publike të “Prishtina Parking” parasheh tarifa të reja për parkim në kryeqytet, me çmime që ndryshojnë varësisht nga zona dhe kohëzgjatja e qëndrimit.

Sponsor 3M Express

Sipas Aneksit 1 të rregullores, në Zonën I, e cila përfshin qendrën e Prishtinës, një orë parkim do të kushtojë 1.40 euro, ndërsa parkimi ditor, deri në 24 orë, do të jetë 20 euro.

Për ata që kanë nevojë për parkim më afatgjatë, bileta javore do të kushtojë 40 euro, ajo mujore 140 euro, ndërsa bileta vjetore 1 mijë e 400 euro.

Në parkingjet me laura në këtë zonë, një orë parkim kushton po ashtu 1.40 euro. Parkimi ditor është 10 euro dhe aktivizohet automatikisht pas orës së shtatë të qëndrimit.

Në Zonën II, e cila përfshin hapësirën nga përfundimi i zonës qendrore deri përgjatë dhe brenda unazës së brendshme të kryeqytetit, një orë parkim do të kushtojë 70 centë, ndërsa parkimi ditor 10 euro.

Bileta javore në këtë zonë është 22 euro, ajo mujore 42 euro, ndërsa vjetore 420 euro. Në parkingjet me laura, një orë kushton 70 centë, kurse parkimi ditor shtatë euro.

Ndërkaq, në Zonën III, e cila shtrihet nga përfundimi i unazës së brendshme deri në kufijtë e zonës urbane të Prishtinës, një orë parkim do të kushtojë 40 centë.

Parkimi ditor në këtë zonë është pesë euro, bileta javore 12 euro, ajo mujore 30 euro, ndërsa vjetore 300 euro. Në parkingjet me laura, një orë kushton 30 centë, kurse parkimi ditor tre euro.

Tarifat për banorët rezidentë

Rregullorja parasheh edhe tarifa të veçanta për banorët rezidentë, të cilët kanë të drejtë të shfrytëzojnë parkingjet publike në zonën ku kanë adresën e banimit.

Për automjetin e parë, banorët lirohen nga pagesa e parkimit në të tria zonat, por duhet të paguajnë tarifë vjetore për regjistrim dhe shpenzime administrative. Kjo tarifë është 20 euro në Zonat I dhe II, ndërsa 10 euro në Zonën III.

Për automjetin e dytë, tarifa në Zonat I dhe II është 20 euro në muaj ose 140 euro në vit, ndërsa në Zonën III është 10 euro në muaj ose 60 euro në vit.

Për automjetin e tretë, çmimi në Zonën I arrin në 63 euro në muaj ose 630 euro në vit. Në Zonën II është 42 euro në muaj ose 420 euro në vit, ndërsa në Zonën III është 20 euro në muaj ose 120 euro në vit.

Tarifat rriten edhe më shumë për automjetin e katërt dhe çdo automjet shtesë. Në Zonën I, banorët do të paguajnë 140 euro në muaj ose 1 mijë e 400 euro në vit, në Zonën II 98 euro në muaj ose 980 euro në vit, ndërsa në Zonën III 40 euro në muaj ose 400 euro në vit.

Rregullorja përcakton gjithashtu tarifa të veçanta për automjetet e bizneseve dhe punonjësve. Për automjetet e bizneseve, pagesa mujore është 63 euro në Zonën I, 45 euro në Zonën II dhe 25 euro në Zonën III.

Për automjetet e punonjësve, tarifat mujore janë 42 euro në Zonën I, 28 euro në Zonën II dhe 30 euro në Zonën III.

Sa u përket parkingjeve rezidenciale me laura, vendosja e tyre mund të iniciohet nga “Prishtina Parking” në bashkëpunim me banorët, me kusht që të sigurohet paraprakisht pëlqimi i së paku 80 për qind të banorëve rezidentë të lagjes përkatëse.

Rregullorja përcakton edhe procedurat e regjistrimit të automjeteve të dyta dhe të treta, ku përparësi kanë banorët rezidentë dhe pronarët e lokaleve afariste./Telegrafi/

Lexo edhe

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Hëna e re në Akrep sjell kthesa të mëdha: Tri shenjat e horoskopit që do të ndiejnë ndryshimet më të forta

Hëna e re në Akrep sjell kthesa të mëdha: Tri shenjat e horoskopit që do të ndiejnë ndryshimet më të forta

U arrestua në Greqi, rrëfehet Pali: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri

U arrestua në Greqi, rrëfehet Pali: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri

Prishtina rrit tarifat e parkimit, në zonën e parë një orë kushton 1.40 euro | Momenti