Pjesa më e madhe e Lagjes së Spitalit në Prishtinë mbetet pa energji elektrike prej disa orësh

Pjesa më e madhe e Lagjes së Spitalit në Prishtinë mbetet pa energji elektrike prej disa orësh

Pjesa më e madhe e Lagjes së Spitalit në Prishtinë mbetet pa energji elektrike prej disa orësh

Pjesa më e madhe e Lagjes së Spitalit në Prishtinë ndodhet prej disa orësh pa energji elektrike.

Sponsor 3M Express

Ende nuk dihet nëse ndërprerja është pjesë e reduktimeve të planifikuara apo pasojë e ndonjë defekti në rrjetin elektrik.

KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësen e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, për të marrë informacione lidhur me këtë ndërprerje, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Ndërkohë, kjo situatë vjen në kohën kur vendi po përballet me sfida në sektorin energjetik.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi është marrë si përgjigje ndaj bllokimit të dy linjave të interkoneksionit prej 400 kilovoltësh nga Serbia, të cilat, sipas tij, pamundësojnë transitin e energjisë elektrike nga shtetet e tjera drejt Kosovës.

Në anën tjetër, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, ka deklaruar për KosovaPress se kriza aktuale energjetike në Kosovë mund të ishte shmangur nëse do të vazhdonin projektet për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese dhe rehabilitimin e termocentraleve ekzistuese.

Çeku nuk ka përjashtuar as mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe krizat globale.

Sipas tij, zgjidhja afatgjatë për Kosovën mbetet rritja e prodhimit vendor përmes investimeve në kapacitete të reja energjetike, pasi vendi po përballet me kosto të larta të importit të energjisë elektrike. /Kp/

Lexo edhe

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)

Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës