Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në këtë qytet.

Përmes një postimi, Totaj ka bërë të ditur se projekti është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Prizreni në punë, për rrugë më të mira dhe jetë më të lehtë për qytetarët!”, ka shkruar Totaj. /Telegrafi/




