Performancë e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Cagilarin

Performancë e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Cagilarin

Performancë e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Cagilarin

Randal Kolo Muani ishte shpëtimtari i bardhezinjve, me golin e realizuar në minutat e fundit të takimit.

Cagliari, që e kishte nisur sezonin në formë të shkëlqyer, kaloi në epërsi në minutën e 20-të. Daniel Maldini përfitoi nga pasimi i Paul Mendyt dhe realizoi për 1:0, duke shënuar për ndeshjen e katërt radhazi në kampionat.

Sponsor 3M Express

Juventusi pati më shumë kontroll të topit, por në pjesën e parë e pati të vështirë të krijonte raste të rrezikshme. Nicolas Gonzalez humbi një mundësi të mirë në minutat e para, ndërsa skuadra vendase ishte pranë golit të dytë me një goditje nga distanca të Harry Ëinks.

Në pjesën e dytë, trajneri Luciano Spalletti bëri ndryshime në formacion, duke aktivizuar Edon Zhegrovën. Futbollisti kosovar i dha më shumë rrezik sulmit të Juventusit, duke e vënë disa herë në vështirësi portierin Elia Caprile.

Zhegrova provoi me goditje drejt portës, por Caprile reagoi mirë, ndërsa Juventusi vazhdoi të kërkonte golin e barazimit.

Këmbëngulja e mysafirëve u shpërblye në minutën e 81-të. Kerim Alajbegovic harkoi në zonë, ndërsa Randal Kolo Muani realizoi me kokë për 1:1, duke shënuar golin e tij të parë në kampionat këtë sezon.

Sulmuesi francez pati mundësinë të bëhej sërish protagonist katër minuta më vonë, por goditja e tij nga afërsia u ndal nga traversa, duke i mohuar Juventusit fitoren.

Me këtë barazim, Cagliari mbetet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Juventusi renditet i gjashti, vetëm dy pikë prapa kundërshtarit të tij.

Bardhezinjtë shmangën kështu humbjen e dytë radhazi në udhëtim në kampionat, ndërsa Cagliari humbi mundësinë për ta mposhtur Juventusin në dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 2009.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë