Pas përfundimit të armëpushimit, sulme kibernetike godasin aplikacionet e alarmit ajror në Ukrainë dhe Rusi

Pas përfundimit të armëpushimit, sulme kibernetike godasin aplikacionet e alarmit ajror në Ukrainë dhe Rusi

Pas përfundimit të armëpushimit, sulme kibernetike godasin aplikacionet e alarmit ajror në Ukrainë dhe Rusi

Aplikacionet për paralajmërimin e sulmeve ajrore në Ukrainë dhe Rusi janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë natës, pikërisht në kohën kur armëpushimi i përkohshëm mes dy vendeve kishte përfunduar.

Sponsor 3M Express

Forca Ajrore e Ukrainës njoftoi fillimisht përmes një mesazhi në Telegram se aplikacioni “Air Alert” mund të ishte sulmuar, duke u bërë thirrje qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të ndiqnin njoftimet zyrtare. Ajo sqaroi gjithashtu se nuk kishte kërcënim radioaktiv.

Më pas, ekipi teknik i aplikacionit konfirmoi ndërhyrjen, duke bërë të ditur se persona të paautorizuar kishin ndikuar në funksionimin e tij. Për arsye sigurie, njoftimet push u çaktivizuan përkohësisht dhe shërbimi u pezullua.

Përgjegjësit e platformës siguruan përdoruesit se të dhënat e tyre personale nuk janë rrezikuar, pasi aplikacioni nuk ruan informacione të tilla. Njëkohësisht, qytetarët u paralajmëruan të mos hapin lidhje të dyshimta që mund të përfshihen në njoftime.

Një incident i ngjashëm u raportua edhe në Moskë, ku objektiv i një sulmi kibernetik ishte aplikacioni celular i Ministrisë ruse për Situatat e Emergjencave. Sipas agjencisë RIA Novosti, pas sulmit qytetarët filluan të pranonin email-e me informacione të rreme.

Sulmet ndodhën pas përfundimit, më 1 nëntor, të armëpushimit të përkohshëm në rajonin e Khersonit, i cili kishte hyrë në fuqi më 27 tetor. Kievi bëri të ditur se Rusia kishte refuzuar propozimin për zgjatjen e marrëveshjes.

Pauza në luftime kishte mundësuar zhvillimin e një misioni humanitar në qytetin Oleshky, i cili ndodhet nën kontrollin rus. Komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, e cilësoi armëpushimin si një hap të rëndësishëm për përpjekjet humanitare.

Ndërkohë, qendra ukrainase për komunikimin strategjik, SPRAVDI, ia atribuoi Rusisë sulmin ndaj aplikacionit ukrainas, ndërsa Moska nuk ka bërë të ditur se kë konsideron përgjegjës për sulmin ndaj platformës së saj.

Në zhvillimet e tjera, gjatë këtij muaji pritet të rinisin bisedimet mes Moskës dhe Kievit, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, pas një periudhe të gjatë të ngecjes së negociatave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq, ka deklaruar se Ukraina mund t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Shtetet e Bashkuara e furnizojnë me raketa interceptuese Patriot, siç kërkon Kievi.

Sulmet kibernetike tregojnë se përplasja mes dy vendeve po vazhdon edhe në hapësirën digjitale, pavarësisht pauzave të përkohshme në luftime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

“Gjaku” – kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

“Gjaku” – kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove