Nura: Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore për Gjykatën Speciale

Nura: Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore për Gjykatën Speciale

Nura: Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore për Gjykatën Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke theksuar nevojën për aktivizim më të madh të diplomacisë së Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Në seancën e Kuvendit, Nura tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të deklaratave publike, por të jetë pjesë e një angazhimi të koordinuar shtetëror.

“Gjykata Speciale na është imponuar për gjykimin e Kosovës dhe të krenarisë së saj. Në vend që trekëndëshi t’i bëhej Serbisë fashistee cila shkaktoi të gjitha luftërat ndaj Jugosllavisë dhe vrau me dhjetëra mijëra qytetarë të pafajshëm, kryesisht gra, pleq dhe fëmijë. Prandaj, me të drejtë, kërkojmë nga të gjitha institucionet e vendit që Gjykatën Speciale të kenë në fokus kryesor angazhimin e tyre. Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore. Kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm temë e deklaratave publike, por duhet të jetë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të koordinuar. Në veçanti, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të ketë këtë çështje ndër prioritetet kryesore: diplomacia e Kosovës në bashkëpunim me të ngushtë me diplomacinë shqiptare. Duhet të jenë shumë më aktive ta shfrytëzojnë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojnë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje”, tha ai.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Nura: Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore për Gjykatën Speciale | Momenti