Norvegjia mbulohet nga bora e parë, kaos në trafik dhe transportin publik

Norvegjia mbulohet nga bora e parë, kaos në trafik dhe transportin publik

Norvegjia mbulohet nga bora e parë, kaos në trafik dhe transportin publik

Reshjet e para të dendura të borës për këtë sezon kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Norvegjisë, duke paralizuar transportin publik, vështirësuar qarkullimin rrugor dhe shkaktuar aksidente të shumta.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave të huaja, reshjet kanë përfshirë disa rajone të vendit, ndërsa meteorologët kishin paralajmëruar se në Norvegjinë Lindore mund të bien deri në 15 centimetra borë, kurse në veri deri në 30 centimetra.

Problemet më të mëdha janë raportuar në kryeqytetin Oslo, ku bora nisi të binte rreth orës 05:30 të mëngjesit, duke shkaktuar vonesa dhe anulime në transportin publik.

Sipas gazetës VG, më shumë se 1.000 nisje autobusësh kanë pësuar vonesa, ndërsa 65 për qind e linjave të autobusëve në zonë janë anuluar.

Ndërkohë, policia ka pranuar njoftime të shumta për aksidente trafiku, automjete që kanë rrëshqitur jashtë rrugës dhe pemë të rrëzuara që kanë dëmtuar vetura të parkuara.

Edhe në autostradën E6, në zonën e Skulleruddumpa-s, dy kamionë kanë mbetur të bllokuar, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Reshjet kanë ndikuar edhe në funksionimin e Aeroportit të Oslos, ku janë regjistruar vonesa të shumta. Operatori i aeroportit, Avinor, ka bërë të ditur se ekipet po punojnë për pastrimin e pistave.

Meteorologia Hanne Beate Skattør nga Instituti Meteorologjik Norvegjez ka thënë se reshjet e para të borës shpesh shkaktojnë kaos, pasi drejtuesit e automjeteve nuk janë përshtatur ende me kushtet dimërore.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, distancë më të madhe mes automjeteve dhe më shumë kohë për udhëtime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Ju bërtet” – Nichi kritikon Zojën për mënyrën si iu drejtohet meshkujve (VIDEO)

“Ju bërtet” – Nichi kritikon Zojën për mënyrën si iu drejtohet meshkujve (VIDEO)

Nëntë anëtarë të delegacionit somalez që vizituan Kosovën zhduken, vetëm dy kthehen në shtëpi

Nëntë anëtarë të delegacionit somalez që vizituan Kosovën zhduken, vetëm dy kthehen në shtëpi

Italia i bashkohet BE-së kundër ndryshimeve në Ligjin e Speciales: Konsultimet ende nuk janë zhvilluar

Italia i bashkohet BE-së kundër ndryshimeve në Ligjin e Speciales: Konsultimet ende nuk janë zhvilluar