Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër në dy seanca plenare.

Seanca e parë do të nisë nga ora 10:00, ku do të jetë vazhdim i seancës së kaluar, ku do të jenë disa pika në rendin e ditës.
Në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
Gjithashtu, do të jetë edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Ndërkaq, seanca e re do të nisë nga ora 13:00, ku gjithashtu janë planifikuar disa pika të rendit të ditës.
Në mesin e tyre, është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. /Klankosova.tv





