“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde” – 16-vjeçari dyshohet se rrahu gjyshen me çizme në Pejë, pasi ajo e këshilloi

Një këshillë e gjyshes drejtuar nipit të saj dyshohet se është bërë shkas për një rast të rëndë të dhunës në familje në Pejë. Një 54-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi nipi i saj i mitur dyshohet se e kishte goditur disa herë me çizme, derisa e kishte rrëzuar në tokë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është E.B., rreth 16 vjeç, ndërsa viktima është gjyshja e tij, K.B., rreth 54 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, më 27 nëntor, rreth orës 08:20, në Pejë.

Pas denoncimit të rastit, një patrullë policore kishte shoqëruar 54-vjeçaren në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Para hetuesve, gjyshja kishte rrëfyer se nipi i saj ishte në lidhje dashurie me një vajzë më të madhe në moshë dhe kishte paralajmëruar se do ta sillte atë në shtëpi.

Duke qenë se në shtëpi jetonin 11 anëtarë të familjes, gjyshja kishte tentuar ta këshillonte nipin që të mos ngutej, të mësonte një zanat dhe të ndërtonte shtëpinë e tij.

Por këshilla e gjyshes dyshohet se kishte nxitur reagimin e dhunshëm të të miturit, i cili fillimisht e kishte kërcënuar, më pas kishte zbathur njërën çizme dhe e kishte goditur në shpinë, dorë dhe fytyrë, derisa e kishte rrëzuar në tokë.

Pavarësisht sulmit të denoncuar, 54-vjeçarja kishte deklaruar para hetuesve se nuk ndihej e rrezikuar nga nipi dhe se dëshironte të kthehej vullnetarisht në shtëpinë e saj, ku jetonte edhe bashkëshorti.

I mituri është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, 16-vjeçari është ndaluar për 24 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar hetimet për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, në kuadër të dhunës në familje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pranoi se konsumon kokainë dhe se goditi bashkëshorten me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari në Prishtinë lirohet në procedurë të rregullt

Pranoi se konsumon kokainë dhe se goditi bashkëshorten me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari në Prishtinë lirohet në procedurë të rregullt

E rëndë | Tentoi t’i jepte fund jetës, babai denoncon dhunën e vazhdueshme në familje – i riu nga Prishtina përfundon në ndalim

“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde” – 16-vjeçari dyshohet se rrahu gjyshen me çizme në Pejë, pasi ajo e këshilloi | Momenti