Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e saj janë të hapura për qarkullim, pavarësisht reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, Ministria ka bërë të ditur se ekipet e pastrimit janë vazhdimisht në terren dhe po ndërhyjnë për të mbajtur gjendjen e rrugëve nën kontroll.

Sipas raportimeve të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 centimetra, ndërsa në disa zona malore ka arritur mbi 40 centimetra.

Megjithatë, kushtet e vështira atmosferike pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga minus 16 deri në minus 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga minus 5 deri në minus 2 gradë Celsius.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, duke theksuar se temperaturat e ulëta rrisin rrezikun në komunikacion.

Po ashtu, shoferëve u është kërkuar që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

“Jemi në terren gjithandej bashkë me menaxherët dhe të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Lexo edhe

Barazojnë Arsenal dhe Manchester City

Barazojnë Arsenal dhe Manchester City

Lakra apo lulelakra, cila është më e mirë për shëndetin e zorrëve? Nutricionistët kanë përgjigjen

Lakra apo lulelakra, cila është më e mirë për shëndetin e zorrëve? Nutricionistët kanë përgjigjen

Harroni uthullën dhe sodën e bukës – ky truk i thjeshtë me oriz largon shtresën gëlqerore nga çajniku

Harroni uthullën dhe sodën e bukës – ky truk i thjeshtë me oriz largon shtresën gëlqerore nga çajniku