Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë
Një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të punimeve në rrugë. Sipas njoftimit, mbyllja do të bëhet sot, më 7 tetor 2026, nga ora 17:00, në segmentin nga pika e karburantit “Petrol Company”, përballë rrugës “Prend Prendi”, deri te hyrja në rrugën “Haxhi Zeka”, përballë vetëshërbimit […]

Një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të punimeve në rrugë.

Sipas njoftimit, mbyllja do të bëhet sot, më 7 tetor 2026, nga ora 17:00, në segmentin nga pika e karburantit “Petrol Company”, përballë rrugës “Prend Prendi”, deri te hyrja në rrugën “Haxhi Zeka”, përballë vetëshërbimit “Viva Fresh”.

Ky segment do të jetë i mbyllur deri më 8 tetor 2026, në orën 07:00.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion janë bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Nga qytetarët është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat, sipas njoftimit, synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Klinës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane