Përveç në frekuencat e radiolidhjeve, zëri do t’u dëgjohet edhe përmes disa valëve të tjera.

Zyrtarët e rendit do të mund të komunikojnë me qytetarët përmes “Radio Policia e Kosovës”, e cila të hënën mori aminin e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Kërkesa për lejimin e transmetimit eksperimental e ruajtësve të rendit sipas KPM-së nuk është një medium i ri pasi përballet me kufizime.
Licenca synon testimin e transmetimit, informimin për sigurinë në komunikacion dhe atë publike.
Kryesuesi i KPM-së tha se ideja e një radioje të tillë nuk është e re, por kësaj here fokusi do të jetë tek informimi.
Në mbledhje u propozua një sistem i koordinuar kombëtar me informacione të verifikuara derisa u miratuan edhe disa pika tjera të rendit të ditës.
Ndiqni kronikën në vazhdim:




