Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti

Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti

Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti

Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Malisheva vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë dhe në minutën e 35-të fitoi mundësinë ideale për të kaluar në avantazh. Sulmuesi Xhemail Ibishi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri i Feronikelit 74, Agron Kolaj.

Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit tentoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë në fazën ofensive.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha u mbrojt mirë dhe arriti t’i përballonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.

Kështu, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë, në një ndeshje ku Malisheva pati rastin më të mirë për ta zhbllokuar rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë.

Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e 27 pikëve, duke vazhduar të kryesojë kampionatin, ndërsa Feronikeli 74 arrin në 12 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Ekskluzive | Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Ekskluzive | Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Bënë shqipojnën, lirohen katër gjimnazistët shqiptarë që u ndaluan në Mal të Zi

Bënë shqipojnën, lirohen katër gjimnazistët shqiptarë që u ndaluan në Mal të Zi

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti | Momenti