Lojërat Mesdhetare, Rama sërish alarmon: Kryeministër, zbatone atë që keni nënshkruar

Lojërat Mesdhetare, Rama sërish alarmon: Kryeministër, zbatone atë që keni nënshkruar

Lojërat Mesdhetare, Rama sërish alarmon: Kryeministër, zbatone atë që keni nënshkruar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sërish ka adresuar kritika ndaj nivelit qendror sa i përket organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2023”.

Sponsor 3M Express

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se Qeveria po rrezikon organizimin e këtyre garave.

Ai sërish i ka bërë thirrje publike kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ekzekutivit që ai udhëheq që t’u përmbahen plotësisht marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, që siç thotë Rama, për të mos rrezikuar organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Në letrën e datës 15 tetor, ICMG-ja ka paralajmëruar qartë se qasja e Qeverisë së Kosovës po rrezikon mbajtjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Në takimin e javës së kaluar të Komitetit Organizativ, përsërita qëndrimin tim, përgatitja dhe organizimi i Lojërave duhet të zhvillohen në koordinim të plotë me ICMG-në, duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e saj dhe duke zbatuar marrëveshjet dhe vendimet e miratuara deri më tani!”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se si kryeqytet i kanë përmbushur obligimet që lidhen me këtë organizim.

“Vazhdimisht kemi kërkuar që edhe Qeveria t’i përmbushë të vetat dhe ta marrë seriozisht paralajmërimin e ICMG-së. Po e ngre publikisht alarmin: Rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare PRISHTINA 2030 është serioz. Kryeministër, zbatoni atë për të cilën jeni dakorduar, keni nënshkruar dhe jeni obliguar. Koha po kalon dhe përgjegjësia nuk mund të mbulohet me fjalime militantësh pastaj! Mos ia humbni qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!”, ka shkruar tutje kreu i kryeqytetit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Dje profesionistë, sot njerëz të pushtetit?” – Besnik R. Berisha për ndryshimet në Polici: Nuk mund t’ua fshini karrierën brenda natës!

“Dje profesionistë, sot njerëz të pushtetit?” – Besnik R. Berisha për ndryshimet në Polici: Nuk mund t’ua fshini karrierën brenda natës!

Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja përmend Zvicrën si shembull: Fenomene që i ndodhin secilit vend

Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja përmend Zvicrën si shembull: Fenomene që i ndodhin secilit vend

63 milionë euro dhe një sezon zhgënjyes: PSG më në fund sheh dritë te mbrojtësi

63 milionë euro dhe një sezon zhgënjyes: PSG më në fund sheh dritë te mbrojtësi

Lojërat Mesdhetare, Rama sërish alarmon: Kryeministër, zbatone atë që keni nënshkruar | Momenti