Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të marrin përsipër përmbushjen e të gjitha obligimeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Një kërkesë të tillë ajo e ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendi nuk e meriton të humbë një mundësi të tillë.
Sipas saj, këto lojëra do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive e turistike, me shumë investime, si dhe do t’i ndihmonte të rinjtë.
“Është koha për të folur se për shkak të papërgjegjësisë institucionale Kosova rrezikon të humbë këtë mundësi të artë…Sot do të duhej të mbahej një takim në Athinë, por ai është anuluar. Janë ngritur shqetësimet që institucionet tona nuk kanë përmbushur obligimet”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se të rinjtë kosovarë e meritojnë që sporti të ndërkombëtarizohet.
“Për ne është tepër e rëndësishme që të rinjve tanë të mos ua humbin këtë mundësi.”, ka shtuar ajo. Ju bejë thirrje të gjitha institucioneve që t’I dalim ballë këtij projekti”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv





