Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Seanca e parë, e cila është vazhdim i seancës së mëparshme, pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë tri çështje kryesore: gjendja në sektorin e shëndetësisë, furnizimi dhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të votojnë rezolutën lidhur me gjendjen në shëndetësi, pas interpelancës me ministrin Arben Vitia. Kjo rezolutë ndërlidhet me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj pa terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike.

Sponsor 3M Express

Në votim do të jetë edhe propozim-rezoluta që buron nga mocioni përmbajtjesor lidhur me planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj seance është shqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ligji i është kthyer Kuvendit nga presidentja për rishqyrtim, ndërsa synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Ndërkaq, seanca e dytë plenare, e rregullt, pritet të nisë në orën 11:00.

Vëmendje të veçantë në këtë seancë pritet të marrë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, si dhe procesi i zgjedhjes së katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Bëhet fjalë për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Në rend dite është përfshirë edhe rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Seanca e dytë do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale | Momenti