Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

Kryeministri Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi, nga bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes te marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Sponsor 3M Express

Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse.

Po ashtu, u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fushata serbe kundër Kosovës, Gashi: Mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

Fushata serbe kundër Kosovës, Gashi: Mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit

U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit

Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren

Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren