Diskutimit për kuletën e shtetit i erdhi radha “sefte” dy ditë pas kalimit të afatit.

Anise me 31 tetor ishte mundesia e fundit për këtë çështje, në mbledhjen e nëntë të mbajtur pasditen e së hënës, Qeveria miratoi buxhetin e Republikës për vitin e ardhshëm.
Aty, i pari i ekzekutivit bëri të ditur se për vitin 2027 janë planifikuar 4.27 miliardë euro.
Prej kësaj shume, rreth një e pesta pritet t’u ndahet komunave, përkatësisht 908 milionë euro.
Ndarja që ështe për 300 milionë më lartë se viti paraprak, parasheh goxha investime.
Mjete shtesë janë planifikuara për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
E shefi i ekzekutivit bëri të ditur se të hyrat buxhetore pritet të tejkalojnë ato të vitit paraprak.
Projektbuxheti për vitin 2027 do t’i dërgohet Kuvendit dhe pasi të kalojë komisionet përkatëse do të shkojë në seancë, ku afati i fundit për miratim nga deputetët është 31 dhjetori.




