Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës

Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës

Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës

Lodrat që kryetari i Bashkisë së Talasit në Kayseri, Turqi, Mustafa Yalcin, kishte blerë për të gëzuar vajzat e tij, me kalimin e viteve u shndërruan në një koleksion me 229 kukulla nga 25 vende të botës.

Sponsor 3M Express

Në koleksion, krahas kukullave lodër nga shumë vende, si Polonia, Gjermania, Hungaria, Spanja, Rumania, Brazili dhe Mongolia, gjenden edhe kukulla që paraqesin indigjenët amerikanë.

Koleksioni përbëhet kryesisht nga kukulla prej porcelani, por përfshin edhe kukullën tradicionale prej pëlhure të punuar nga gratë në lagje.

Kryetari i Bashkisë së Talasit, Mustafa Yalçin, tha për Anadolu se 34 vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Gjermani, kishte blerë një kukull nuse për vajzën e tij, e cila atëherë ishte një vjeçe.

Kështu, sipas tij, nisi njohja e familjes me kukullat lodër.

Duke theksuar se kukulla vajzë simbolizon pafajësinë, pastërtinë, sinqeritetin dhe dashurinë, ai tha se interesimi i tyre për këto lodra u shtua me ardhjen në jetë të vajzës së dytë dhe se nisën t’u blinin vajzave kukulla të ndryshme.

Ai theksoi se me kalimin e viteve lodrat u shndërruan në një koleksion.

“Deri më tani kemi mbledhur 229 kukulla nga 25 vende. Në shtëpi kam përgatitur një hapësirë të veçantë për to, me rafte dhe vitrina. Gjithashtu, kujdesin për to e bëj vetë”, tha ai. /AA/

Lexo edhe

Ndahet nga jeta Hysen Bukoshi, atdhetari që vuajti burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste

Ndahet nga jeta Hysen Bukoshi, atdhetari që vuajti burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste

Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë

Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë

Foda flet për tri prurjet e reja dhe Lutfi Dalipin, thotë se njëri mund të startojë ndaj Izrealit

Foda flet për tri prurjet e reja dhe Lutfi Dalipin, thotë se njëri mund të startojë ndaj Izrealit

Kryetari i bashkisë në Turqi krijoi një koleksion me 229 kukulla lodër nga 25 vende të botës | Momenti