Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj ekzekutivit lidhur me gjetjet e raportit të fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Sponsor 3M Express

Nga foltorja e Kuvendit, ajo e ka cilësuar këtë dokument si më të dobtin në histori që nga fillimi i publikimit të raporteve të tilla, duke ia faturuar përgjegjësinë drejtpërdrejt Qeverisë në detyrë.

Lushaku-Sadriu deklaroi se raporti pasqyron dështimet e vazhdueshme të shtetit në secilën fushë dhe se pushteti nuk mund t’u ikë përgjegjësive duke u arsyetuar me krizat politike.

“Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prejse ka filluar publikimi i raporteve. Është përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë, edhe për shkak të krizave politike. Por të mos harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndaluar Qeverinë tonë që t’i përmbushë këto kushte, të ndërmarrë reforma dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ecë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, sintagma “progres i kufizuar” e përdorur në raport zbulon me saktësi stagnimin në fushat më jetike për jetën e qytetarëve dhe demokracinë në vend.

Ajo ka renditur një varg shkeljesh e parregullsish që sipas saj po cenojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues:

Ndërhyrja e politikës në sistemin e gjyqësorit;

Mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit nga ana e Qeverisë;

Mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimi i afateve ligjore.

“Krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi, sepse prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vendit tonë”, përfundoi Lushaku-Sadriu.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën

Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën

Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen