Dardanët zhvilluan një përballje dramatike ndaj italianëve, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat, ndërsa fitorja u vendos vetëm në minutat e fundit.
Italia ishte më e mirë në pjesën e parë, të cilën e përfundoi me epërsi prej dy golash. Podda dhe Pulivrenti realizuan për mysafirët, duke i dhënë skuadrës së tyre një avantazh të rëndësishëm.

Italianët e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë përmes Musumecit.
Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm, duke rikthyer baraspeshën në rezultat. Ramadan Alaj realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Fitim Krasniqi, duke e çuar rezultatin në 3-3.
Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Italia arriti të shënonte golin e fitores përmes Fortinit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-4.
Kujtojmë se Kosova e kishte nisur këtë fazë kualifikuese me fitore në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, me rezultat 3-2.
Burimi: RTKLive




