Kosova befason në raportin e Gallupit, renditet e pesta për perceptimin e sigurisë në Evropë

Kosova befason në raportin e Gallupit, renditet e pesta për perceptimin e sigurisë në Evropë

Kosova befason në raportin e Gallupit, renditet e pesta për perceptimin e sigurisë në Evropë

Kosova është renditur në vendin e pestë në Evropë sa i përket Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup.

Sponsor 3M Express

Ky indeks vlerëson perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale dhe atë të familjeve të tyre, duke u bazuar në disa tregues kryesorë.

Në mesin e kritereve që merren parasysh janë besimi i qytetarëve në policinë lokale, ndjenja e sigurisë gjatë ecjes vetëm gjatë natës, si dhe përvojat e tyre me vjedhjet dhe sulmet fizike.

Në renditjen evropiane, Kosova pozicionohet në mesin e pesë vendeve me rezultatin më të lartë, duke u pozicionuar pas vetëm Islandës, Zvicrës, Lituanisë dhe Norvegjisë.

Raporti i Gallupit paraqet një pasqyrë të mënyrës se si qytetarët e përjetojnë sigurinë në vendet ku jetojnë, përmes përgjigjeve të tyre në anketimet e realizuara. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Kosova befason në raportin e Gallupit, renditet e pesta për perceptimin e sigurisë në Evropë | Momenti