Katër persona dalin para gjykatës për tentativë vrasjeje ndaj një 32-vjeçari nga Kosova në Lugano

Katër persona dalin para gjykatës për tentativë vrasjeje ndaj një 32-vjeçari nga Kosova në Lugano

Katër persona dalin para gjykatës për tentativë vrasjeje ndaj një 32-vjeçari nga Kosova në Lugano

Katër persona do të përballen me drejtësinë në Zvicër, nën dyshimin për tentativë vrasjeje ndaj një 32-vjeçari nga Kosova, i cili ishte sulmuar brutalisht në parkun Ciani në qytetin e Luganos, më 9 korrik të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Sipas Tio.ch, prokurorja publike Petra Canonica Alexakis ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar katër të dyshuarit para Gjykatës së Assizeve Penale. Bëhet fjalë për një shtetas iranian 36-vjeçar, një shtetas etiopian 35-vjeçar, një shtetas shqiptar 33-vjeçar dhe një shtetas italian 46-vjeçar, i cili banon në rajonin e Mendrisiottos.

Viktima, 32-vjeçari nga Kosova, banues në rajonin e Luganos, gjatë sulmit ishte goditur disa herë në fytyrë dhe kishte pësuar fraktura, për çka ishte dërguar për trajtim në spital.

Ndaj katër të dyshuarve rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje, ndërsa në mënyrë alternative edhe për lëndime të rënda trupore dhe lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.

Ata ishin arrestuar pas ngjarjes dhe ishin mbajtur në paraburgim, masë kjo që në shtator ishte zgjatur edhe për tre muaj të tjerë.

Ngjarja kishte shkaktuar reagime të shumta, pasi sulmi ishte parë nga disa kalimtarë, ndërsa pamjet e dhunës ishin shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, rasti lidhej me konsumin dhe shitjen e lëndëve narkotike, duke rikthyer debatet për sigurinë në parkun Ciani dhe praninë e personave që konsumojnë drogë në këtë zonë.

Tani, pas përfundimit të hetimeve, katër të dyshuarit do të përballen me procesin gjyqësor për ngjarjen e rëndë që la të lënduar 32-vjeçarin nga Kosova./Telegrafi/

Lexo edhe

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

Katër persona dalin para gjykatës për tentativë vrasjeje ndaj një 32-vjeçari nga Kosova në Lugano | Momenti