50-vjeçari i dyshuar për vrasjen e partneres së tij në Engwang, në kantonin Thurgau të Zvicrës, është ekstraduar nga Spanja në Zvicër, ku aktualisht ndodhet në paraburgim.

Sipas autoriteteve zvicerane, burri ishte arrestuar në Spanjë në prill të këtij viti, ndërsa ekstradimi i tij është realizuar në muajin korrik.
Rasti lidhet me zhdukjen e një gruaje 51-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga janari i vitit 2026. Në fund të prillit, në një pronë në Engwang u gjetën mbetje njerëzore, të cilat më vonë u identifikuan si të viktimës.
I dyshuari, shtetas zviceran, kishte jetuar për një periudhë me gruan në Engwang, para se të zhvendosej në Spanjë. Prokuroria e dyshon atë për vrasjen e partneres së tij, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë hetimeve janë kryer disa veprime procedurale, përfshirë marrjen në pyetje të të dyshuarit.
Sipas Prokurorisë së kantonit Thurgau, hetimet janë ende në vazhdim dhe përfundimi i tyre parashihet në fund të vitit 2027.
Për shkak të procedurës në zhvillim, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth rastit./Telegrafi/




