Një shtetas britanik me origjinë nga Kenia është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Njësitet policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një veturë të drejtuar nga një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të veturës, policia ka hasur një person nga Kenia, me shtetësi britanike, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent. Pas intervistimit, të dy personat janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.




