Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, pas një konflikti verbal.
Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në strehimore.
“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thotë PK./Klankosova.tv




