Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës.

Sponsor 3M Express

Fitorja e tij erdhi pas një gare më të ngushtë nga sa ishte pritur, e cila vuri në provë mbështetjen e republikanëve në shtetin që presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron si shtëpinë e tij politike.

Donalds, aleat i afërt i Trumpit, do ta pasojë në këtë detyrë guvernatorin republikan Ron DeSantis, i cili nuk mund të kandidonte për një mandat tjetër.

Gjatë fushatës, Donalds kishte mbështetjen e Trumpit, të cilin e falënderoi edhe në fjalimin e fitores para mbështetësve të tij në jug të Floridës.

“Dua që ta dëgjoni nga Florida se ne vazhdojmë të jemi një shtet republikan. Zoti President, dua gjithashtu t’ju falënderoj për mbështetjen dhe për faktin që keni qenë në anën time”, deklaroi ai.

Demokratët nuk kanë arritur ta fitojnë garën për guvernator të Floridës prej më shumë se 30 vjetësh. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, goditje e madhe politike për Trumpin

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, goditje e madhe politike për Trumpin

E kërkuan Barcelona dhe Real Madridi, Fabrizio Romano zbulon kush po prin garën për JJ Gabriel

E kërkuan Barcelona dhe Real Madridi, Fabrizio Romano zbulon kush po prin garën për JJ Gabriel

10-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga njerku dërgohet në spital me dhimbje barku, zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë

10-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga njerku dërgohet në spital me dhimbje barku, zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë