Haradinaj akuzon Qeverinë për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale: Albini e Dejona, bashkë me Listën Serbe

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë për lënien jashtë përfitimit të pagës minimale të veteranëve të luftës, duke e cilësuar këtë veprim si përçmim ndaj kontributit dhe sakrificës së tyre.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka deklaruar se një vendim i tillë përcjell një mesazh të gabuar për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pse u desh të liheshin veteranët e luftës jashtë pagës minimale? Pse, ku i ndihmon më shumë? Së pari, e çon një porosi në publikun tonë që nuk njihet kontributi dhe sakrifica, e dyta, imagjinoni kur t’i largon veteranët prej listës, me ndihmën e Listës Serbe”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe protestën e mbajtur në Kuvend, duke theksuar se pikërisht në të njëjtën ditë ishte publikuar videoja e daljes së parë publike të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se një numër i madh i veteranëve përballen me probleme shëndetësore dhe trauma të shkaktuara nga lufta, ndërsa ka kritikuar përjashtimin e tyre nga përfitimet.

“A e dini që veteranët, shumica prej tyre, vuajnë nga sëmundjet, kanë trauma? Si i përjashtoni? Unë këtë e quaj lidhje të shkurtër, këtë qeverisje që e bëjnë Albini e Dejona. S’ka tjetër kush në këtë Kosovë”, ka thënë ai.

Gjatë intervistës, deputeti i Aleancës ka ngritur kritika edhe për sektorin e energjisë, duke pretenduar se njerëzit e afërt me Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin merren me shitblerjen e energjisë elektrike.

“Cili aspekt i jetës së qytetarit është përmirësu edhe për sa? Çkado qoftë, një, ku qytetari jeton më mirë se sa në vitin 2019. Cili, në cilin? Ne sot importojmë nga Serbia më shumë se gjithë, mallrat e Serbisë e kanë pushtu Kosovën nga 0 euro import jemi treg i tyre. Nga 2 projekte me prodhu energji në Kosovë, ne na mungojnë sot 600 megavat që po i blejmë me pare të popullit në Serbi. Guxojnë me thënë çka të dojnë e kerkush nuk u kërkon llogari, ku pe marrin energji. Krejt klubi i Albinit dhe Dejonës shesin dhe blejnë rrymë në Kosovë”, ka shtuar Haradinaj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë