Gjini: Kurti po mendon se e dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten

Gjini: Kurti po mendon se e dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit politike. Gjini ka deklaruar se Kurti, sipas tij, po e sheh situatën politike si një përballje në të cilën ka dëmtuar PDK-në dhe LDK-në, por njëkohësisht ka ekspozuar edhe mënyrën se si ai e ushtron politikën. “Po i duket që […]

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Gjini ka deklaruar se Kurti, sipas tij, po e sheh situatën politike si një përballje në të cilën ka dëmtuar PDK-në dhe LDK-në, por njëkohësisht ka ekspozuar edhe mënyrën se si ai e ushtron politikën.

“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Gjini.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të shkojnë në Kuvend për t’i votuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai e akuzoi kryeministrin Albin Kurti që po bën “lojëra” duke e kushtëzuar votimit e këtij ligji.

“Nuk ka asgjë morale, as kombëtare as njerëzore me këtë që po bën ai”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk duhet të lihet në gjysmë ndryshimi i këtij ligji, pasi, sipas tij, ai u përket të gjitha partive që e mbështetën në votimin e parë./Telegrafi.

Lexo edhe

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Gjini: Kurti po mendon se e dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten | Momenti