Gjesti i Hamzës në nisje të seancës, përshëndet Kurtin dhe Haradinajn

Gjesti i Hamzës në nisje të seancës, përshëndet Kurtin dhe Haradinajn
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në fillim të seancës së Kuvendit, është parë duke përshëndetur dorë më dorë kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Hamza fillimisht është afruar te Kurti, me të cilin është përshëndetur, ndërsa më pas ka bërë të njëjtën gjë […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në fillim të seancës së Kuvendit, është parë duke përshëndetur dorë më dorë kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Hamza fillimisht është afruar te Kurti, me të cilin është përshëndetur, ndërsa më pas ka bërë të njëjtën gjë edhe me Haradinajn.

Ky veprim i Hamzës ka tërhequr vëmendje, pasi një gjest i tillë publik mes këtyre figurave politike nuk është parë më herët në këtë formë.

Përshëndetja ka ndodhur në nisje të seancës së Kuvendit, në një moment kur deputetët janë mbledhur për të trajtuar votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas pritet të votohet edhe për presidenten e vendit.

Lexo edhe

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Gjesti i Hamzës në nisje të seancës, përshëndet Kurtin dhe Haradinajn | Momenti