Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 14:12.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në liqenin në fshatin Livoç, ka parë një trup të pajetë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që e kanë nxjerrë trupin nga uji”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i raportuar si person i zhdukur para dy ditësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.




