Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbetjet janë zbuluar më 13 tetor, gjatë një operacioni të realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Operacioni është zhvilluar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim.

Sponsor 3M Express

“Kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas gjetjes, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme për ekzaminim dhe identifikim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e personit, ndërsa dyshimet për lidhjen e tij me luftën e fundit në Kosovë pritet të trajtohen përmes procedurave përkatëse.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës | Momenti