Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë

Zëvendëskryeministrja njëherësh, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar pesë projektligje.

Sponsor 3M Express

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se këto projektligje synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

“Në mbledhjen e 11-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam pesë projektligje që thellojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe forcojnë mekanizmat e drejtësisë në çështjet civile dhe penale, si në vijim: Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (2005). Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës-Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve Ndërkombëtare. Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (2019). Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë Gërvalla.

Tutje siç ka shkruar ajo këto marrëveshje dhe konventa forcojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, lehtësojnë njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe fuqizojnë mekanizmat për luftimin e krimeve më të rënda dhe ndjekjen e tyre penale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lojërat Mesdhetare, Rama: Takimi në Athinë u anulua, Albin Kurti të japë llogari për këtë skandal

Lojërat Mesdhetare, Rama: Takimi në Athinë u anulua, Albin Kurti të japë llogari për këtë skandal

Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me njoftim

Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me njoftim

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe