Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

Avokati i Popullit është duke prezantuar Raportin Ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që po mbahet në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Këto konstatime janë paraqitur sot gjatë prezantimit të Raportit ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi në Prishtinë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ka ngritur shqetësime edhe sa i përket respektimit të standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Raporti ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

Lexo po ashtu

Ekspertët në Kongresin Ndërkombëtar: Stresi, ankthi dhe depresioni, sfidat kryesore të shëndetit mendor

Në raport rekomandohet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin një mekanizëm të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po ashtu, Avokati i Popullit kërkon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Lexo edhe

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit | Momenti