Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj

Policia ka zhvilluar më 8 tetor një aksion në rrugën “Lekë Dukagjini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një shtëpie janë gjetur substancë e dyshuar narkotike, para të gatshme dhe pajisje të tjera.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Blend Sadiku, ndaj të cilit është zbatuar një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kontrolli është kryer në shtëpinë e tij, objektet përcjellëse, një veturë dhe një motoçikletë.

Gjatë kontrollit, në një palë atlete pranë hyrjes së shtëpisë, janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, janë sekuestruar 19 qese me rreth 19.20 gramë marihuanë, si dhe një qese tjetër me rreth 1.90 gramë.

Po ashtu, Policia ka konfiskuar 963.80 euro, 700 lekë të Shqipërisë, tre telefona – iPhone 17, iPhone 13 dhe iPhone 12 – një USB, një mbushës telefoni dhe një thikë me mbishkrimin “Boker”.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike në treg është vlerësuar rreth 200 euro.

Pas intervistimit, Blend Sadiku është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026