Ekskluzive | Kërkohej për të vuajtur dënimin, por bastisja zbuloi edhe narkotikë – krejt çka u gjet në banesën e Durim Mazrekut në Prizren

Policia kishte shkuar për të ekzekutuar një urdhërarrest, por kontrolli i banesës së një 28-vjeçari në Prizren ka çuar në zbulimin e substancave të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, peshoreve digjitale dhe pajisjeve të tjera. Përveç dërgimit në vuajtje të dënimit, ndaj të riut tashmë kanë nisur edhe hetime të reja për narkotikë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Durim Mazreku, rreth 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, rreth orës 18:30, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, pasi njësia policore ALFA kishte pranuar informacione për Mazrekun, ndaj të cilit ekzistonte një urdhërarrest aktiv, i lëshuar më 1 shtator të këtij viti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policët kishin realizuar bastisjen e banesës së tij, ku kishin zbuluar edhe prova që çuan në hapjen e një rasti të ri penal.

Gjatë bastisjes në banesën e Mazrekut janë gjetur:

Dy peshore digjitale;

Pesë grinderë;

Një qese me kokainë të dyshuar, me peshë 0.14 gramë;

Katër qese me marihuanë të dyshuar, me peshë 15.02 gramë;

Pajisje telefonike të tipit iPhone 13 Pro;

10 euro para të gatshme.

Pas këtij zbulimi, në rast është përfshirë Njësia e Antidrogës në Prizren, ku 28-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, ndaj Mazrekut janë iniciuar hetimet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal.

Ndonëse për rastin e narkotikëve Prokuroria ka vendosur që hetimet të vazhdojnë në procedurë të rregullt, Mazreku nuk është kthyer në liri. Në bazë të urdhëresës aktive, 28-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pranoi se konsumon kokainë dhe se goditi bashkëshorten me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari në Prishtinë lirohet në procedurë të rregullt

Pranoi se konsumon kokainë dhe se goditi bashkëshorten me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari në Prishtinë lirohet në procedurë të rregullt

E rëndë | Tentoi t’i jepte fund jetës, babai denoncon dhunën e vazhdueshme në familje – i riu nga Prishtina përfundon në ndalim