Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti

Një vjedhje e pazakontë është zbuluar mëngjesin e së dielës në fshatin Budrikë e Poshtme të Parteshit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë tri thika me ngjyrë ari.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës 06:20, një patrullë policore ka vërejtur se dera e kishës ishte e hapur.

Gjatë kontrollit fillestar është konstatuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hapur derën me forcë dhe kishin depërtuar në brendësi të objektit fetar.

Për rastin është kontaktuar personi përgjegjës i kishës, Sarafin Nasic, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga objekti nuk është raportuar vjedhja e sendeve të tjera me vlerë, por janë marrë tri thika me ngjyrë ari, të cilat ndodheshin mbi tavolinën në pjesën ku qëndron prifti.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëme të tjera materiale në objekt.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare, është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Identiteti i personave të dyshuar ende nuk dihet, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri thika me ngjyrë ari nga vendi ku qëndron prifti appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë