E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

Pavarësisht raportimeve se Simeone pritet të qëndrojë në krye të skuadrës madrilene, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë për rinovimin e saj.

Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i klubit, Enrique Cerezo, i cili ka bërë të ditur se situata mbetet e pandryshuar.

Sponsor 3M Express

“Nuk ka asgjë të re sa i përket Simeones, as pro dhe as kundër. Gjithçka është saktësisht njësoj”, deklaroi Cerezo.

Ai foli edhe për objektivat e Atletico Madridit në sezonin e ardhshëm, duke veçuar mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve, finalja e së cilës do të zhvillohet në stadiumin Metropolitano.

“Situata është e vështirë, pasi La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit janë gara shumë të vështira. Megjithatë, do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë për klubin tonë të dashur. Fitimi i Ligës së Kampionëve në stadiumin tonë do të ishte perfekt, por shumë skuadra e dëshirojnë të njëjtën gjë. Shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm”, u shpreh presidenti i Atletico Madridit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arsenali rivalizon Realin për yllin e Bayern Munich

Arsenali rivalizon Realin për yllin e Bayern Munich

I kërkoi 1 milion euro duke u paraqitur si zyrtar publik në internet, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

I kërkoi 1 milion euro duke u paraqitur si zyrtar publik në internet, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Kore e Jugut: Mbi 100 studentë kapen duke kopjuar me IA në provimin pranues universitar

Kore e Jugut: Mbi 100 studentë kapen duke kopjuar me IA në provimin pranues universitar